Regjistrohet viktima e parë nga COVID-19 në Mal të Zi

Mali i Zi regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi, sipas transmetuesit shtetëror, RTCG.

RTCG njoftoi se viktima, 65 vjeç, vdiq menjëherë dje në darkë, pas mbërritjes në një spital në Podgoricë. Sipas transmetuesit publik malazez, ai kishte udhëtuar më parë në Serbi.

Aktualisht në vend, 22 persona rezultuan pozitivë ndaj COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi. Autoritetet njoftuan se 5 500 qytetarë të tjerë të dyshuar me koronavirus ishin nën vëzhgim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet