Restorantet jashtë standardit, mbyllen dy në Palasë

Standardi i gatimit nëpër restorante është ende problem në Shqipëri, sidomos në stinën e verës, kur helmimet nga ushqimet janë ende një problem evident. Autoriteti kombëtar i ushqimit ka vijuar fushatat e tij të kontrollit nëpër restorante, për të garantuar sigurinë ushqimor dhe ka parë kushte të rënda higjeno-sanitare ku punohej për klientët. Në retorantin Veli inspektorët gjetën ambjente me myk, dhe kuzhinë e amortizuar, ndërsa një tjetër restorant në Palasë ishte i parregjistruar në QKB, përveç jashtë standardit të shërbimit. Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet