Rinas, ikin dritat. Check - in manual, pasagjerët humbasin avionët

Spostohen oraret e nisjeve. Irritohen pasagjerët

TIRANE - Një black out në aeroportin e tiranës ka ndërprerë për disa minuta sistemin e biletave duke sjellë kaos total në check in. Ka ndodhur dje rreth orës 5 të mëngjesit. Pasagjerët kanë qëndruar për disa minuta të shpërqëndruar duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë po ndodhte dhe duke kërkuar informacione tek personeli, i cili e justifikoi këtë black - out me një shkëputje të sistemit të energjisë elektrike për shkak të kohës së keqe. Si pasojë, orarët e avionëve janë vonuar dhe shumë prej pasagjerët e linjës AlItalia janë detyruat të spostojnë nisjen. Kjo Check -in u bë manualisht me dorë, çfarë nuk shihej në asnjë aeroport europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet