Rriten pensionet, Qeveria vendos si një vit më parë

Qeveria rrit pensionet me 2,8%. Më këtë lëvizje përfitojnë rreth 665 mijë persona në shkallë vendi, që marrin pension. Vendimi hyn në fuqi me datë 1 Prill të këtij viti dhe përcakton dhe kufinjtë e rinj që do të njohin pensionet. Pensionet e plota të pleqërisë, ato të invaliditetit, dhe pensionet e plota familjarë, por dhe pensionet e pleqërisë së punonjësve të minierave në nëntokë, pas datës 1 Prill nuk do të jenë më pak se 13,753 Lek në muaj dhe më shumë se 27,506 Lek në muaj.

Këto kategori me datë fillimi të pensionit deri më 31.12.2014, pas datës 1.4.2019 nuk do të jenë më pak se 9,418 Lekë në muaj, por jo më shumë se 13,753 Lekë në muaj. Pensionet e parakohshme që nisin nga 1 prilli e në vazhdim nuk do të jenë më pak se 13,753 lekë në muaj. Pensionet e parakohshmë që nisin nga 1 Prili nuk do të jenë më pak se 13,753 Lekë në muaj.

Nga ana tjetër qeveria prcakton se ata që e kanë datën e fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përveç tij do të përfitojnë edhe kompensime për të ardhura mujore minimale. Por kjo me kushtin që shuma e pensionit mujor plus këtë kompensim të jetë:

1. deri në 15,403 Lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë.

2. deri ne 14,903 Lekë në muaj për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjarë.

3. deri në 10,108 Lekë në muaj për pensionet e pleqërisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet