Sa orë në ditë duhet të flemë?

Nëse zakonisht ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për gjumë, mundohuni të mos e neglizhoni këtë kërkësë të organizmit. Nëse kur ju vjen për të fjetur pini një kafe apo një pije energjike për të larguar gjumin, po bëni shumë gabim. Ka raste kur organizmi ka nevojë për pushim, edhe raste të tjera kur domosdoshmërisht ka nevojë për gjumë. Nese keni hapje të shpeshta goje, mbi 5 herë brënda 10 minutash, ju patjeter duhet të shtriheni dhe të flini. Nëse nga pamundësia për të fjetur vazhdoni të rrini zgjuar ju do filloni të shkaktoni në organizëm lodhje mbi normalen, gjë e cila sjell vdekje të qelizave të trurit. Kjo gjë është vërtetuar shkencërisht dhe provon faktin se njerëzit që flenë pak duken më të vjetër në moshë se sa njerëzit që bëjnë një gjumë normal. Orari jonë i gjumit kontrollohet nga ritmi cirkadian, i cili e rregullon kohën e periudhave të gjumit dhe zgjimit gjatë ditës dhe natës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet