Salep, mielli i ndaluar në vendet e BEsë

Salepi (arabisht sahlab) është një lloj mielli që merret nga bima e orkidesë, përdorur për të prodhuar mbi të gjitha një lloj pijeje që dikur përdorej dhe për efekte kuruese ndaj diarresë dhe si afrozodiak. Pluhuri përfitohet duke copëtuar rrënjët e thata nga Orchis mascula ose Orchis militaris dhe llojeve tjera të ngjajshme të orkideve të cilat përmbajnë polisaharide të ashtuquajtura glucomannan. Salepi është pije e popullore e përdorur gjerësisht në perandorinë Turke në Lindjen e Mesme dhe dikur në Angli (shekullin XVII - XVIII) e Gjermani para se të përdorej kafja dhe çaji, më vonë ai ofrohej si alternativë nëpër kafene. Pluhuri i përgatitur, hidhet në ujë të nxehtë ose qumesht i shtohet sheqer dhe aromë portokalli ose trëndafili. Edhe Romakët e vjetër përdornin rrënjët e orkidesë për të bërë pije të cilat ata i quanin satyrion dhe priapiscus. Sipas emrave që u dhanë këto pije konsideroheshin afrodiziak të fuqishëm. Mielli i salepit, gjendet rëndom në Shqipëri, por tregtia e tij, është e ndaluar në vendet e Bashkimit europian, per shkak se orkidea eshte specie e mbrojtur nga direktivat europiane.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet