Sallatë jeshile me filiza Ahu

nga Brunhilda Çela

Sallatë jeshile e kombinuar me filiza të Ahut, gjethe të njoma e të vogla panje, luleshtrydhe, arra dhe lule agulice. Marinada e sallates është bërë me vaj arre, kripë, piper, mjaltë, mustardë dhe uthull balsamike. Filizat e ahut janë jashtëzakonisht të mira, në to është e ruajtur fuqia për tu bërë një peme e madhe. Përdorimini gilizave është një mënyrë shumë e lehtë për të shtuar vlerat në ushqimin tuaj. Tani në këtë kohë pyjet e ahut janë plot me filiza të njoma Ahu. Në fazën e mbirjes çdo lloj fare shumëfishon përmbajtjen në klorofil, vitamina, enzima, fibra dhe acide lyrore. Ju mund ta provoni me çdo lloje farash të ngrënshme, ti prodhoni vete filizat, po ku ka si ato që gjenden të egra në natyrë! Për mua ato janë numri një. Këto filizat e ahut mund edhe ti kavërdisni pak dhe ti shoqëroni me patate por në gjëndje të gjallë i merrni të gjitha vlerat ushqimore që ato përmbajnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet