Sekretet e mbijetesës së një tradhëtie

Të ka ndodhur që në një farë mënyre ose në një tjetër të tradhëtosh me dashje ose pa dashje. Por, këto “tradhëti” apo “lidhje afatshkurtra”, mund edhe të zbulohen nga partneri ose partnerja juaj. Ç’do të ndodhë me martesën ose lidhjen mes jush? Psikologët japin disa këshilla tepër të rënëdishme se si t’i mbijetoni një lidhjeje jashtë lidhjes normale ose martesës.

Prano se nuk do gënjesh përsëri

Pavarësisht kushteve që të vendosen ose prishjes së besimit nga ana e partnerit, ti duhet të kërkosh dhe japësh gjithë sinqeritetin dhe të kesh të drejtën të besohesh ndaj këtij premtimi. E vetmja mënyrë kur pranohet të gënjesh “pakëz”, do të jetë vetëm për një trajtim darke ose diçka shumë të veçantë “tip surprize” ndaj partnerit tuaj. Madje edhe këto raste duhet të jenë jo të zakonshme.

Sigurohu që të mos krijohen më situata të tilla

Mbajtja e emocioneve sekrete nga partneri që të mbron është pak e rëndë, por një siguri e pastër duhet ndaj atij që të do prej shumë kohësh dhe ndaj gjithçka me ty. Pavarësisht se ti merr të dashurin ose të dashurën në të njëjtin plazh ku i propozove partnerit ose partneres tënde duket si diçka shpërthyese, por kjo do të jetë jo për një kohë të gjatë.

Vetëm një pjesë

Nëse një pjesë e jotja është totalisht transparente, kjo nuk do të thotë se është momenti për seks. Pavarësisht se sa herë do jeni duke u pyetur se sa herë ti dhe i dashuri ose e dashura juaj keni bërë dashuri, mos u përgjigj ose mundohu t’i devijosh pyetjes. Kjo duhet të ndodhë sidomos kur jeni në krevat. Qëndroni gjakftohtë dhe thjesht përgjigjuni se ka qenë gabimi më i madh në jetë, të cilën do të donit ta harronit dhe thjesht të përqëndroheni tek e tashmja dhe e ardhmja.

Mos ji i/e gjunjëzuar

Ti ke bërë diçka gabim, por ju të dy bashkë doni të provoni edhe një herë nga e para lidhjen dhe marrdhëninen tuaj. Madje për këtë duhet edhe një limit dënimi. Nuk duhet të inatosesh, por nuk duhet të jesh totalisht i qetë. “Pse vazhdon sërisht me këtë bisedë? Më vjen keq për atë që bëra, por tani jam ndërgjegjësuar shumë dhe dua që gjërat mes nesh të shkojnë shumë mirë”.

Mos e dëno partnerin për gabimin tënd

Nëse ka gjëra që do të donit t’i ndryshonit në martesën tuaj “më shumë kohë bashkë, seks më interesant, dilin më tepër së bashku”, jepi dhe mos harrëxho më asnjë minutë dhe mundësi. Përqafo, bëj shaka, puth, përshëndet, ji më tepër i sinqertë dhe bëj qejf. Rikrijo kënaqësinë e lidhjes së ngushtë në martesën tënd, por mos e thuaj atë me zë të lartë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet