Shëtitjet dhe e ecura. Qetësojnë trurin dhe largojnë stresin

Shpesh herë jemi të pushtuar nga dhimbja apo momente plogështie si trishtimi i përditshëm dhe preokupimet po të përditshme. E vetmja mënyrë për të rikarikuar energjitë është largimi për pak nga këto probleme. Zgjidhja “shëtitjet”. Ky aktivitet fizik, përveç bërjes mirë për trupin, bën mirë edhe për trurin pasi lëshon “endorfinën” dhe zvogëlon “cartisolon”, hormoni i stresit. Për këtë janë zhvilluar disa kërkime nga një grup neuroshkencëtarësht të universitetit Princetown, të cilët konfirmojnë se “ecja është po aq e rëndësishme sa gjithçka tjetër duke e bërë jetën me të mirë çdo ditë”.

Disa kërkues kanë zhvilluar një eksperiment me një grup të rinjsh në Indi për të kuptuar efektivitetin e lëvizjes nëse është pozitive mbi sistemin nervor. Njëri nga dy prej tyre ka qenë aktiv, ndërsa tjetri më pak pozitiv. Nga studimi ka dalë rezultati se personat të cilët kanë shëtitur dhe kryer ecje kanë aktivizuar “neuronet qetësuese”. Ecja sipas tyre ka ulur nivelin e celulave nervoze, përgjegjëse për shfaqjen e stresit dhe tensionit. Është pranuar se e ecura ndikon shumë dhe ndihmon në kontrollin e depresionit pikërisht sepse ndihmon në riorganizimin e trurit.

Por nuk mjafton vetë dalja nga shtëpia dhe nisja e shëtitjes. Në fakt, jo të gjitha neuronet janë funksionale gjatë rigjenerimit të trurit. Shëtitja nëpër një qendër tregëtare apo në mes të natyrës janë shumë të rëndësishme, por janë dy raste të ndryshme. Rasti i parë nuk lejon një qetësim total të sistemit nervor, teksa në rastin e dytë është mundësia e qetësisë totale teksa gjen një vend të qetë dhe pa zhurmë. Në këtë mënyrë, truri mund të pushojë momentalisht, qetësohet dhe rikarikohet për të nisur të përditshmen me më shumë energji dhe stres si çdo ditë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet