Shpëtoni restorantin tuaj duke i blerë një… menu!

Shpëtoni restorantin tuaj të parapëlqyer duke blerë një menu dhuratë, që mund ta përdorni më vonë, ishte thirrja që mbushi sot rrjetin social Twitter, për të ndihmuar bizneset e vogla, ndërkohë që frekuentimi i tyre është ulur ndjeshëm për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.

“Ju mund të blini një menu dhuratë në restorantin tuaj të parapëlqyer, për ta përdorur kur gjërat të kthehen në normalitet”, sugjeroi Danny Meyer, një pronar restoranti në Nju Jork, nga më të respektuarit në SHBA.

“Nëse doni të ndihmoni ata të ardhurat e të cilëve po bien për shkak të shërbimeve të humbura, tani është koha”, vazhdoi ai në një letër për klientët e tij, e botuar në faqen e internetit të grupit të tij, menjëherë pas njoftimit për mbylljen e institucioneve të ndryshme.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut shpalli të enjten gjendjen e emergjencës, si masë kundër COVID-19, duke ngadalësuar jetën në këtë qytet gjithnjë në lëvizje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet