Shtatë vende ku mund transferohesh për të fituar më shumë

Viti 2016 pati shumë ngjarje që detyruan shumëkënd të lënë vendin e tyre për të jetuar jashtë, siç ishte titorja e Trump apo Brexit. Sot, me ndryshimin e geopolitikës dhe pyetjet që secili bën për të filluar një jetë të re kanë ndryshuar po ashtu: si punohet jashtë? Ku të shkosh për të fituar më shumë e për të jetuar më mirë?

Banka ndërkombëtare HSBC ka përpiluar një listë më vendet më të mira, për të gjitha ata që duan të ikin jashtë, arsye pune apo jetese. Në anketë u morën u morën 27,000 persona, të ardhur nga 190 vende të ndryshme, dhe rezultatet që dolën ishin bazuar jo vetëm në bazë të rrogave por dhe cilësisë së jetës.

Të punosh në Zvicër: Sipas studimit të bërë nga HSBC, Zvicra është ende në krye të listës për të gjithë ata që duan të fitojnë dhe të jetojnë (shumë) mirë. Paga mesatare vjetore është 188.275 dollarë.

Të transferohesh në Gjermani: Vendi për ato që duan të bëjnë karrierë. Sipas sondazhit, Gjermania është vendi më meritokratik, ofron promocion dhe siguri në punë, sipas 70% të të intervistuarve rezulton më i miri në krahasim më vendet e origjinës. Rroga mesatare 97.693 dollarë në vit.

Të punosh në Suedi: Bota e Ikeas+H&M ndoshta ju ka bërë të besoni se Suedia është lehtësisht e arritshme? Gabim: është për ata që e kanë zgjedhur për të jetuar dhe për të punuar, në një vend ku paga mesatare është 84.802 dollarë në vit.

Të punosh ne Emiratet e bashkuara: Ndoshta jo përgjithmonë (sepse klima nuk fal) por ata që duan të transferohen atje (dhe ka shumë) e bëjnë, sepse kërkojnë një rezultat të menjëhershëm: paga mesatare është 112.820 dollarë në vit.

Të trasnferohesh në Norvegji: Sipas kërkimit të HSBC në 12 vitet e fundit Norvegjia ka ecur para me politikat e punësimit: dhe është bërë një prej destinacioneve kryesore për ata që duan të ndryshojnë jetën për të jetuar shumë shumë më mirë. Paga mesatare 97.486 dollarë.

Të jetosh në Singapor: Paga mesatare për ata që jetojnë andej është shumë e lartë: 138,640 dollarë. Problemi qëndron tek cilësia e jetës e cila nukë shtë shumë e lartë. Praktikisht: atje shkon për të punuar, rritesh, mëson dhe me pas të kthehesh në shtëpi.

Të ndryshosh jetë në Austri: 62% e atyre që janë larguar kanë thënë se një përmirësim i dukshëm ka ndodhur në jetën e tyre pas këtij vendimi. Ata që e duan kreativitetin, mirëqënien dhe rregullin në Viene e përqark saj gjejnë paqen e kërkuar. Pasa mesatare vjetore është 85.288 dollarë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet