Si i largojnë njerëzit inteligjentë personat 'toksikë' nga jeta

nga Eva Myftari

Të zbulojmë si reagojnë personat inteligjentë ndaj energjive negative dhe personave toksikë. Gënjeshtarët, manipulatorët, narçizistët, llafazanët, të gjithë ata që sjellin negativitet në jetën tënde, helmojnë mendimet tuaja dhe të lënë emotivisht, dhe nga ana psikologjikë bosh. Mund të jetë një mik, koleg, partner, ose pjesëtar i familjes.

1.Janë të vetëdijshëm. Ata janë të vetëdijshëm për personalitetin e tyre, mendimet, emocionet, sjelljet. Vetëdija që kanë për këto është një instrument i mirë dhe i fuqishëm në evitimin e personave toksikë. Personat inteligjentë e dinë se do të jetë gjithmonë dikush që do të tentojë ti kritikojë për ti nxjerrë jashtë loje. Prandaj përpiqen të mbajnë kontrollin e emocioneve të tyre në çdo moment, me qetësi, për të mos rënë pre e manipulatorëve profesionistë.

2.Ata vendosin kufinj. Një person inteligjent eliminon çdo gjë dhe këdo që e ai vetë e përcepton si një kërcënim për aftësitë e tij dhe sforcot për të qenë produktiv dhe eficent. Prandaj kur vë re një influencë negative e ndalon që të përparojë në jetën e tij, duke e mbajtur kështu në distancë. Nuk do të jetë i paedukatë apo jo i paqytetëruar por do ta bëjë të qartë pozicionin e vet me shumë takt.

3. I menaxhojnë shumë mirë energjinë e tyre. Personat inteligjentë nuk lejojnë që sjelljet irracionale të personave toksikë ti helmojnë apo tu marrin energji. Ata i ruajnë energjitë e tyre të brendshme sepse kjo i ndihmon dhe u jep mburojë nga influencat negative apo sulmet e jashtme, në mënyrë të thjeshtë dhe efikase dhe kjo sigurisht përfshin personat toksik.

4. Janë të përqëndruar në vetvete. Kur një njeri inteligjent merr përsipër të kryejë një punë nuk i lejon askujt t'ia shkëpusë vëmendjen nga ajo që po bën. Nuk ka asgjë më irrituese se sjellja e një njeriu toksik, që nuk ha arsye. Të përqëndrohesh në vetvete do të thotë tëi injorosh kritikat dhe provokimet.

5. Kanë besim tek personat pozitivë. Kur personat inteligjentë ndjejnë se nuk mund të mënaxhojnë një njeri toksik vetëm, atëherë mbeshteten tek të tjerët. Nuk kanë turp ti kërkojnë ndihmë të tjerëve, një miku, familjari, kolegu, apo të tjerëve. Ata e dinë se një person që nuk është i përfshirë emotivisht, në një situatë të caktuar është më i aftë emotivisht ta përballojë më mirë atë, dhe ta analizojë në një prespektive më objektive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet