Doni të jetoni më gjatë? Mbani shënim

Të jetosh sa më gjatë është një dëshirë e çdo kujt. Edhe pse për disa mund të duket e çuditshme që njerëzit të përcaktojnë kriteret që të jetojmë sa mëgjatë, disa gjëra duhet t'i keni parasysh. Në mos për të jetuar mbi 100 vjet, të paktën do të rroni të shëndetshëm nëse bazoheni në këtë artikull. Të jetosh gjatë do të thotë një shëndet i mirë. Si mund të arrihet kjo ? Këshillat e përgjithshme janë këto dhe është mirë t'ua vini veshin mirë.

Shmangni sa më shumë medikamentet. Nëse keni sëmundje nga më më e lehta deri në më të rëndën mundohuni ta përballoni me ushqim, së pari e më pas me medikamente natyrore. Shmangni farmacitë. IIaçet janë një helm në trupin tuaj.

Ushqimi. Pika e dytë dhe më e rëndësishmja. Në ditët e sotme ku nuk ka më anjë siguri për atë që hamë, mundohuni ti përzgjidhni ushqimet me kujdes. Mendoni pak. Gjyshërit tonë kanë një moshë mesatare të vdekshmërisë 80 vjeç, që tani më është ulur ndjeshëm. Kjo vjen vetëm si pasojë e ushqimeve të kontrolluara dhe mbi të gjitha bio. Blini gjithmonë produktet e stinës. Ky është çelësi. Dhe nëse doni t'i shmangni edhe blertjet apo por do t'i prodhoni vetë, kjo do ishte akoma më fantastike.

Shmangni yndyrat. Janë armiku numër 1.

Mos harroni meditimin. E dimë që në Shqipëri nuk është një zakon që praktikohet, por mjekët botërorë e këshillojnë si një qetësim të trurit e të shpirtit. Nëse nuk keni shumë informacion, një klik në internet ju zgjidh punë. 3 praktika të nevojshme nëse do të jetoni mbi të gjitha shëndetshëm por edhe gjatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet