Si të mësojmë një gjuhë të huaj? Këshilla të vyera nga Evis Vogli

Interesi për gjuhët e huaja sa vjen dhe po shtohet. Tashmë edhe Ministria e arsimit ka vendosur kusht që studentët të cilët duan të masterizohen duhet të kenë të mbojtur minimalisht një gjuhë të huaj. Kjo tregon rëndësinë që po i kushtohet gjuhëve të huaja. Por nesë doni të dini se çfarë rëndësie kanë në ditët e sotme gjuhët e huaja, sa e vështirë është të përvetësosh një gjuhë të huaj dhe se sa kohë të duhet ti dedikohesh asaj, redaksia e Hermesnews.al ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me një profesoreshë të gjuhëve të huaja. Evis Vogli jep këshilla si mund t'ja dalim me sukses të mësojmë një gjuhë të huaj, se sa kohë do të na duhet dhe këshillat se ku mund të mësojmë më së miri një gjuhë të huaj. Ja intervista e plotë:

A ekziston talenti per gjuhët e huaja?

Kjo është një pyetje interesante. Ky është një shkak për ata që nuk e fillojnë kurrë një gjuhë të huaj dhe për ata që heqin dorë nga të mësuarit ende pa e filluar mirë atë. Të mësosh një gjuhë të huaj është pikë së pari një aftësi dhe jo talent. Aftësi që fillohet me praktikë, siç thotë një shprehje, është 1% frymëzim dhe 99% punë. Disa nga faktorët që vendosin mbi suksesin e mësimit të një gjuhe të huaj janë:

a. Menaxhimi i kohës (sa kohë i kushton asaj)

b. Memorja

c. Motivimi

d. Disiplina në të mësuar

e. Qëndrimi pozitiv ndaj një gjuhe

f. Përballja me frikën / turpin (veçanërisht kur flasim me të huaj)

g. Kapërcimi i sfidave të një gjuhe (psh gramamtika)

Si konkluzion do të thoja që “Jo” mësimi i një gjuhe të huaj nuk është talent është thjesht një “skill” aftësi që fitohet me pune.

A është e mundur të mësohet një gjuhë në 3 muaj?

Kjo varet nga vendi ku mësohet një gjuhe të huaj. Nëse ajo mësohet në vendin folës atëherë po, ekziston mundësia për të përfituar aftësi komunikuese bazë, por deri në një nivel të caktuar dhe sigurisht nuk mund të pretendojmë për rrjedhshmëri dhe folësi do të ketë shumë gabime gramatikore. Gjithashtu folësi do të ketë probleme të futet në biseda të thella dhe profesionale.

A mendoni se studimi i një gjuhe të huaj ndhmon në krijimin e një shoqërie më tolerante dhe më pak ksenofobe?

Po, absolutisht që po. Të mësuarit e një gjuhe të huaj i bën njerëzit më të hapur në mendime. Studimet e një gjuhe të huaj çon në rritje të tolerancës ndaj kulturave të ndryshme. Përmes mësimit të një gjuhe të dytë fitojmë një mënyrë të re të menduarit dhe të sjellurit. Njohja e gjuhëve të huaja është faktor kyç i një shoqërie globale. Sa më shumë të dimë mbi kulturën, traditat dhe historinë e një vendi aq më pak ksenofobike është shoqëria. Qeniet njerëzore janë të gjithë njëlloj pavarsisht nga gjuha që flasin.

Cila është këshilla juaj që do ti jepnit atij/asaj që do të mësojë një gjuhë të huaj?

Nuk mund ta përmbledh në një këshillë të vetme. Për të mësuar një gjuhë të huaj duhet të rëndis të paktën 5 nga këshillat më të rëndësishme.

a.Të shikuarit e filmave/ Tv shows dhe programe të ndryshme në gjuhe të huaj.

b.Mësimi i këngëve, veçanerisht refreneve te cilat mbeten përjetësisht në mendie. (Unë vetë personalisht kam mësuar Italisht, falë kanaleve në gjuhën Italiane si Mediaset dhe nuk mund të lë pa përmendur këtu Sanremo-n)

c.Shkruajtja e fjalve disa herë ndihmon shume në memorizimn e tyre.

d.Një tjetër mënyrë është të folurit të gjuhës së huaj jo vetëm në klasë por dhe jashtë ambienteve të saj (psh.rrjetet sociale)

e.Së fundmi por jo më pak e rëndësishme është krijimi i shoqërise me vendas. Frekuentimi dhe socializimi me vendasit është një faktor tepër i rëndësishëm në mësimin e gjuhëve të huaja.

Çfarë e bën një mësues të mirë?

Pikë së pari një mësues i mirë është një shok/shoqe e mirë.

-Së dyti një mësues i mirë është në vete një nxënës i mirë. Një mësues i mirë nuk pushon kurrë së mësuari vete personalisht.

-Pasioni i një mësuesi e gjallëron klasën, i jep asaj një tjetër ngjyrë, një tjetër gjallëri.

-Një mësues i mirë duhet patjetër të ketë sensin e humorit brenda vetes, kjo i bën nxënësit të ndjehen me të lirshëm dhe më të hapur gjatë mësimit.

-Një mësues i mirë është një dëgjues i mirë dhe i mirëpret vërejtjet/kritikat apo këshillat e nxënësve dhe prindërve.

Ju këshilloni se në Qendrën My Friends mund të mësojmë gjuhë të huaja, por çfarë e dallon këtë qendër nga të tjerat?

Nuk e di në mund të them me saktesi nga dallon qendra jonë, ndoshta është më mirë t’ia lëmë vetë nxënësve të vendosin. Besoj se ndër vite ato e kanë thëne me zgjedhjen e tyre si dhe me numrin e studentëve që kanë ardhur përherë e në rritje. Gjithashtu drejtuesi didaktik i qëndres është profesionist i disa gjuhevë të huaja. Ajo që na bën të veçantë është që ne jemi të hapur dhe mirëpresim çdo këshillë apo vërejtje nga nxënësit tanë. Dua të theksoj se Qendra My Friends u krijua në 2004 si qender e specializuar në gjuhë të Huaja (Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht, Greqisht etj).

Ideja e emrit “My Friends”erdhi krejt natyrshëm nga dëshira për të sjellë një risi në mësimdhënie, ku mësuesit dhe nxënësit janë së pari shokë “friends” dhe të tillë mbeten edhe pasi ato largohen. Deri më sot ne kemi trajnuar studentë të moshave dhe profesionëve të ndryshme, dhe mund të them me bindje të plotë se ato janë qytetarë plotësisht të integruar nëpër botë, dhe kjo falë aftësive të tyre në gjuhë të huaja. Një tjetër e veçantë e qendrës sonë është edhe organizimi i kurseve verore në Angli, Gjermani dhe Francë ku nxënësit kanë mundësi të komunikojnë me vendasit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Mërkurë 21 Shkurt, 2018

    A ka ndonje keshille te VYER Profesoresha per mesimin e gjuhes shqipe? Pasi me sa di une, nje gjuhe e huaj mesohet me lehte kur zoterohet shume mire gjuha AMETARE.