Si të përgatisni patate furre, të skuqura apo të ziera? Ja truket për një gatim shumë të shijshëm

Nga më i madhe te më i vogli, patatet janë të preferuarat e gjithkujt. Rrallë herë ndodh që të mungojë pjtata me patate në tavolinën e drekës apo darkës. Por cilat janë truket për t'i gatuar ata në mënyrën më të mirë? Veçori e tyre është se ato janë të shijshme në çfarëdo mënyre që ata janë të gatuar, patate të pjekura, të skuqura apo të ziera. Ata janë gjithashtu të mira për çdo rast, nga një darkë familjare, për një ditëlindje apo një Barbecue me miqtë. Le të shohim së bashku disa truket për të gatuar patate, në mënyra të ndryshme, me shije të shkëlqyer!

Patate të pjëkura. Nëse doni patate furre krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda sekreti është salca. Hidhini shumë faj, kripë dhe salc. Më pas nëse dëshironi për aromë mund ti hidhni ndonjë degë rozmarinë.

Patate të skuqura. Një nga pjatat më të preferuara. Truket e nevojshme: si fillim pasi ti qëroni lërini ato për një orë në një enë me ujë të ftohtë. Kjo do të bëjë të mundur eliminimin e niseshtes së tepërt dhe do ti bëjë ato më të buta. Më pas thajini ato mirë pasi në kontakt uji me vajin e nxehtë shkakton shpërthime të vogla.

Patate të ziera. Nuk është e nevojshme që patatet i ziejmë vetëm me ujë të valuar për ti hequr lekurën që kanë. Vendosni patatet në një tenxhere dhe mbuloni me ujë të ftohtë dhe nxirrni. Pra, nuk duhet të prisni që uji të valojë. Gjithashtu mos shtoni kripë gjatë gatimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet