Si ta përgatisim shtëpinë për dimër?

Disa këshilla shëndetësore për ditët e ftohta të dimrit. Në disa zona dhe me ngrica. Instituti i shëndetit publik ka dhënë disa këshilla për të qëndruar sa më të sigurt dhe ngrohtë mundësisht. Përgatisni shtëpinë tuaj për kushtet e dimrit: Instaloni grilat, siguroni izolimin dhe vendosni dritare me dopio xham. Izoloni linjat e ujit që janë në muret e jashtme. Pastroni ulluqet dhe riparoni rrjedhjet e çatisë.

Kontrolloni sistemet e ngrohjes: Instaloni sistemin e ngrohjes nga profesionistë për t’u siguruar se është i pastër, punon si duhet dhe është i ventiluar në pjesën e jashtme. Kontrolloni dhe pastroni vendin e zjarrit dhe oxhaqet. Instaloni një sinjalizues tymi. Kontrolloni bateritë e tij çdo muaj dhe zëvendësoni ato dy herë në vit. Siguroni një burim të sigurt alternativ të ngrohjes dhe lëndë alternative të ngrohjes në dispozicion.

Përgatisni makinën tuaj për mot të ftohtë para se të mbërrijë dimri: Kontrolloni radiatorin dhe nivelin e antifrizës, kontrolloni gomat dhe nëse është e nevojshme, ndërrojini ato me goma dimërore, mbajeni serbatorin plot me karburant, përdorni solucion të veçantë për larjen e xhamave, përgatisni një kuti emergjence dhe mbajeni në makinën tuaj për çdo rast bllokimi. Kjo kuti duhet të ketë: telefon celular, karikues portativ dhe bateri shtesë, batanije, ushqim dhe ujë, busull dhe hartë, elektrik dore dhe bateri të veçantë si dhe çantë të ndihmës së shpejtë

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet