Sigurimet për jetën dhe shëndetin në nivelin më të ulët

Rritet pagesa për sigurimet e makinave, dhe ulet ajo për shëndetin dhe jetën. Autoriteti i mbikqyrjes financiare në një raport shkruan se në dy muajt e parë të këtij viti, siguracionet për jetën kanë qenë shumë të pakta, vetëm 0,16 milionë Lekë, kundrejt 2,369 milionë Lekëve që janë paguar në total nga shqiptarët, për të gjitha llojet e të siguruarit. Kjo dhe pse ato u rriten 1,43% më shumë sesa një vit më parë. Sigurimet për mallin, shtëpinë, makinën, janë më të larta. "Ato janë 93,08% e vëllimit", shkruhet në raport. Sigurimet për jetën janë deri tani në nivelin e 6,67% të totalit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet