Një shembull për tu ndjekur nga të gjithë

Llogaraja është një nga vendet më atraktive të vizitorëve, pasi ndanë dimensionin e lartësisë, horizontit të pa mat mes diversitetit natyror të malit dhe detit që rrinë në sfond si për të plotësuar një nga tablot e rralla që Shqipëria ka, një emocion i vërtetë që turistët mezi presin ta provojnë. Pikërisht në këtë shteg, grupi i “Smile Albania” në bashkëpunim me Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlorë ka pastruar një nga shtigjet më të vizitueshëm nga turistët. ADZM shprehet se nuk mund të pastrosh Parkun Kombëtar të Llogarasë brenda një dite, por një shteg mjedisor po. “Llogara – Qafa e Cezarit – Burimi i Ponaces”, ku përveç pastrimit të rinjtë u njohën me historinë që ky shteg mbart. Pastrimi vijoi gjithashtu pëgjatë rrugës nacionale Llogara për të qenë një vend atraksioni për pushuesit vendas dhe të huaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet