Studentja nxjerr në shitje diplomën pas 4 vitesh pa punë

Një vajzë 26 vjeçare ka vënë në shitje diplomën e saj në eBay, pasi ajo nuk gjente punë prej 4 vitesh. Stephanie Ritter ka vënë në shitje diplomën e saj të bachelorit nga Universiteti i Florida-s për një çmim fillestar prej $50 mijë. 26 vjeçarja thotë se diploma dhe 4 vitet duke studiuar nuk e kanë ndihmuar aspak të gjejë një punë gjatë gjithë kësaj kohe pas mbarimit të universitetit. E reja do t’i ofrojë blerësit përveç kartonit të diplomës edhe një tur në kampusin universitar dhe akses në llogarinë e saj në Facebook. Ajo shpreson të paguajë kredinë e saj prej $40 mijë dhe kërkon që të interesuarit të vlerësojnë kohën që ajo ka harxhuar në universitet që nga viti 2007 deri në vitin 2011.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet