Studimi, kush flet për veten është në depresion

Kur dikush nuk mund të ndalet duke folur për veten, me siguri mendoni që ai/ajo është i fiksuar pas vetes së vet. Kur e dëgjoni dukë duke thënë vetëm “unë, unë, unë”, s’keni ç’të mendoni tjetër përveç se mburrje të pastër. Por, gaboheni sepse nuk është kështu. Disa hulumtime të reja thonë se personat të cilët thonë “unë” vazhdimisht mund të mos jenë narcizoidë, por në fakt mund të jenë persona të prekur nga problemet psikologjike si depresioni dhe ankthi. Këtë konstatim e kanë bërë shkencëtarët e Universitetit të Arizonës, duke shpjeguar se ekziston një lidhje mes problemeve emocionale apo psikologjike dhe të folurit shumë për vetveten. Shkencëtarët e kanë dhënë këtë konstatim pas eksperimenteve të shumta dhe analizimit të të dhënave të gjithsej 4,700 banorëve gjermanë dhe amerikanë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet