Shqiptarët shkojnë tek doktori vetëm kur kanë nevojë? Nuk është e vërtetë!

Në një studim të publikuar nga instituti suedez Health consumer powerhouse vihet re se vendi ynë ka pësuar një rënie më tre vende, në krahasim me një vit më parë, përsa i përket Indeksit të shëndetit konsumator 2018. Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve. Sipas raportit në kemi burime të kufizuara për shëndetin. Kjo sipas Ministrisë së shëndetësisë lidhet me një faktor mentaliteti: shqiptarët shkojnë tek doktori vetëm kur kanë nevojë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Raporti thekson se shqiptarët e vizitojnë mjekun e familjes më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)! Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë, me 12 vdekje për 1,000 lindje. Për vdekjet nga aksidentet renditemi të dytët në Europë, pas Rumanisë. Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku Shqipëria renditet e dyta pas Hungarisë. Edhe për nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më të ulëtin në Europë. Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë tashmë e ka Zvicra, duke ia kaluar Holandës. Zvicra ka një sistem shëndetësor pothuajse të përkryer për shkak të investimeve të mëdha në këtë fushë. Në vend të dytë është Holanda, e ndjekur nga Norvegjia, e cila ka dhe shpenzimet më të larta për frymë për kujdesin shëndetësor. Dhjetëshja vijon me Danimarkën, Belgjikën, Finlandën, Luksemburgun, Suedinë, Austrinë, Islandën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet