Studimi, vitamina D ul 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë

Mjekët japonezë: Rezultatet më pozitive ishin te meshkujt

Të gjithë njerëzi i friksohen sëmundjes së pa shërueshme të kancerit. Ndërkohë që një studim i fundit bën me dije se përqindja e lartë e vitaminës D në gjak mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit. Studiuesit japonezë zbuluan se vitamina D ul në 50% rrezikun e kancerit të mëlçisë. Sipas të dhënave mësohet se rreziku i përgjithshëm i kancerit ishte 20 për qind më pak dhe rezultatet ishin më të dukshme te meshkujt, zbuluan shkencëtarët.

Në studim u morën 33.763 njerëz të të dyja gjinive duke filluar nga mosha 40 deri në 69 vjeç. Ata dhanë infomacione mbi historinë, ditën dhe mënyrën e jetesës. Gjithashtu pjesëmarrësit dhanë një mostër gjaku, që u përdor për të përcaktuar nivelin e vitaminës D.

Ata u monitoruan për një periudhë mesatare prej 16 vitesh për këtë sëmundje. Ekipi i studiuesve analizoi gjakun, duke llogaritur faktorët tjerë të njohur të rrezikut të kancerit si mosha, pesha, nivelet e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, e alkoolit dhe dieta, që ndikojnë në sasinë e Vitaminës D në gjak. Sipas Daily Mail mësohet se studiuesit zbuluan se kishte ulje të dukshme të rrezikut të kancerit të mëlçisë, dhe ky rezultat ishte shumë më i lartë te gjinia mashkullore.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet