Studimi: ja pse nuk duhet të përdorni celularin duke ecur

Vëmendja e këmbësorëve që ecin duke u marrë me celularët është në minimum e vet historik. Shumica e tyre nuk marrin mundimin ta fusin në xhep celularin e vet, as kur janë duke kaluar semaforin. Fuqia që ka celulari për të na çorientuar kur kalojmë rrugën, ka dalë në një të dhënë të fundit, nga një studio që merret më sigurinë rrugore. Matthew Timmis, një shkencëtar nga Anglia, i Ruskin University e Chelmsford (Britani e Madhe), mendoi të hedhë dritë mbi këtë argument, teksa një ditë po shikonte një njeri që kalonte rrugën duke u lëkundur, gjatë kohës që merrej dhe me celularin e vet. Timmis dhe kolegët punësuan 21 vullnetarë për të parë se çfarë ndodh kur këta të fundit ecin duke parë apo duke shkruar me celularë. Nga të dhënat u pa se asnjë prej tyre nuk arrinte të mbante ekuilibrin duke ecur, edhe shikimi ka qenë i shpërqëndruar, në pjesën më të madhe të kohës me detaje të kota. Për ata që nuk mbanin celular kur kalonin rrugën, vëmendja ishte e përqëndruar në 60% tek destinacioni. Përveç kësaj studiuesit ranë në konkluzion se këmbësorët që flasin apo ecin duke u marrë me celularin, janë më vulnerabël ndaj rreziqeve që ndodhin rrugës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet