Supë krem me thjerëza të verdha

Thjerëzat janë zier me karota, rrënjë selinoje, qepë, lëng zarzavatesh, vaj ulliri, kripë, pipër. e ndava në dy pjesë. Gjysmës tjetër i vura speca të kuq të pjekur e të qëruar, pak spec djegës dhe pure domate. Të dyja i kalova në frulator e i hollova më pak kajmak, jo shumë se del e rëndë. Servirur me minishishqebap, copa pule në kubikë të vegjël e speca dy ngjyrësh. Shishqebapin e poqa në tigan zgarë, e marinova me vaj ulliri pak lëng limoni dhe erëza. Ajo pjesa tjetër zbukuruese është uthull balsamike e reduktuar dhe manxuran të freskët (origanum majoranae). Shikojeni si një ide, del bukur dhe është shumë e shijshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet