Syzet ndalohen në vendet e punës për femrat në Japoni. Pas tualetit, takave të larta, 'JO' edhe syzeve

“Në punë pa syze. Më mirë me lente dhe kontakte për sytë”. Ka nisur kështu revolta në rrjetet sociale nga gratë japoneze, të cilat kundërshtojnë rregullin e ri të vendosur nga kompanitë dhe agjencitë në vend. Me shenjën #glassesban, “syzet janë të ndaluara”, i kanë dhënë jetë një mobilizimi online në rrjetet sociale me idenë e ndalimit të këtij rregulli “të të parit” nga punëdhënësit. “Në fillimi tualeti në fytyrë, më pas takat dhe tani syzet”, është shprehur njëra nga më të nevrikosurat. “Nëse rregullat vihen vetëm për femrat në mosvënin e syzeve, bëhet fjalë për diskriminim, ka thënë Thomson Reuters Foundation, drejtori i Human Rights Watch në Japoni.

Përse ndalohen syzet? Për kompanitë ajrore është një e drejtë sigurie. Agjencitë e kozmetikës theksojnë se klientët nuk mund të shohin tualetin e bërë nga stjuardesat pasi syzet e fshehin një pjesë të mirë. Ndërsa nëpër hotele vendosja e syzeve duket sikur me punëdhënësin dhe klientin ke një shikim të ftohtë.

Ndërsa restorantet dhe lokalet tradicionale, deklarojnë se syzet nuk duken mirë me veshjen kimono. Një grua punonjëse në një restorant, ka shkruar në rrjetin Twitter se i është thënë urgjent të heqë syzet sepse është shenjë e “pa edukatës” dhe se nuk janë në modë.

”Nëse duhet të vendosësh syze në punë, kjo duhet të jetë problem si për femrat edhe për meshkujt”, thekson Ishikawa, e cila ka nisur një peticion për të kundërshtuar këtë rregull dhe deri tani ka mbledhur mbi 31 mijë firma. “Çështja e syzeve është si ajo e takave të larta, e cila vlen vetëm për femrat”.

Qershorin e kaluar, iu bë një kërkesë qeverisë nga Shinco Abe, duke kërkuar ngritjen e një ligji për ndalimin e takave të larta nëpër zyra. Në Japoni nuk ka një ligj për kodin e veshjes në vendin e punës, por ishte thuajse e pamundur për një femër të gjente vend pune pa taka të larta. Revolta kundër dekolteve dhe fundeve jo më të shkurtëra se 12 centimera nisi në Janar, kur aktorja dhe shkrimtarja Yumi Ishikawa nisi një peticion duke kërkuar firma dhe gjeti mbështetjen e mijra grave japoneze.

Lindi kështu lëvizja #Kutoo, e cila përkthehet “Edhe unë”, nga ku luhet me dy fjalë “kutsu” këpucë dhe “kutsuu” dhimbje. Kjo ishte një fushatë e cila pati shumë mbështetje deri në apelin e qeverisë për t’i dhënë fund një ligji i cili diskriminonte femrat. Në përgjigje, një ministër japonez deklaroi se “kodi i punës” e respektonte dhe se “janë të nevojshme dhe duken bukur” në vendin e punës”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet