Task force kontroll farmacive për barnat

Nga 13 Shtatori e deri më sot, task-forca e barnave ka kryer 153 kontrolle në rrjetin e farmacive për sigurinë e tregtimit të barnave. Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kontrollet vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë e tregtimit të medikamenteve. Kështu, nga kontrollet ka rezultuar se janë marrë 79 masa për rishikim licence, 32 masa për barnat pa recetë, 26 masa për mungesë recetash sipas kualifikimit,14 masat për barnat pa pullë dhe 7 masa për mos respektim të kushteve të ruajtjes së barnave. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet