Tavolina e stinës së vjeshtës

Të ushqehesh shëndetshëm do të thotë të konsumosh ushqimet e stinës. Vjeshta është stina që ka një larmishmëri mundësish për tu ushqyer mirë. Por çfarë mund të konsumojmë gjatë këtyre ditëve?

Vjeshta është sezoni i sallatës jeshile, i spinaqit dhe lakrës. Shumëllojmëri barishtesh për të krijuar një drekë mjaft të shijshme. Panxhari gjithashtu këshillohet të konsumohet në të gjitha mënyrat, pasi është një mbrojtje e mirë për stinën që po vjen.

Supërat me perime, shoqëruar me limon dhe dhe një pjatë sallatë jeshile është mënyra më e mirë e kombinimit për tu ushqyer sa shëndetshëm aq edhe me shije.

Një këshille e domosdoshme: gatimeve të sezonit të vjeshtës nuk duhet asnjëherë ti mungojë brokoli. Përmban hekur dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve. Kombinimi i perimeve dhe sallatave do tju bëjë të ushqeheni shëndetshëm duke forcuar sistemin tuaj imunitar me vitaminat e duhura për stinën e ftohtë që po vjen.

Frutat janë kaq të domosdoshme për cdo stinë të vitit, por me shumë bollëk në stinën e vjeshtës. Hurmat janë frutat kryesorë për stinën e vjeshtës, por këshillohet të konsumohen me masë, sidomos për njerëzit që vuajnë nga diabeti, ndonëse janë aq të shijshme sa nuk mund ti thuash vetes stop.

Një sallatë frutash me mollën e vjeshtes, rrush, shegë, dardhë do të ishte përfekte për të mbyllur nje ditë të lodhshme pune.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet