Çfarë mund të bësh ti për të shpëtuar botën?

A mund ta shpëtojmë planetin? Përgjigja është po, nëse të gjithë impenjohemi për këtë. Cfarë të bëjmë? Secili nga ne ka në dorë ta mbrojë natyrën, nëpërmjet gjesteve të vogla të përditshme. Shumë shoqata ambjentalistësh janë impenjuar në një vademecum, për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë për të vënë në "dietë" çlirimin e gazit serë. Pyetja është ne çfarë mund të bëjmë?

Konsumoni ushqim lokal: Prodhimi i mishit sjell emetimet e dioksidit të karbonit dhe harxhon më shumë sesa duhet ujë. Pra është e arsyeshme të konsumojmë më pak mish. Mendoni se për të prodhuar 1 kg mish të kuq duhet 15 mijë L ujë. Ndërsa për një kilogram mish pule duhen vetëm 3.3 mijë L. Dieta mesdhetare e cila ka për bazë më pak mish sesa të tjerat, është më e favorizuar, nëse duam ti japim një dorë natyrës. Edhe për peshqit mund të bëjmë një farë përzgjedhjeje. Karkalecat e detit janë “bomba” për planetin. Sidomos ato që kultivohen në Azinë juglindore. Aty rriten në pishina gjigande, ose zona të përmbytura të mangrovive të cilat kanë një impakt të rëndësishëm ambiental dhe që janë eliminuar për të rritur karkaleca. Heqja e tyre dëmton biodiversitetin dhe brigjet të cilat konsumohen nga valët e detit. Edhe sushi akuzohet se dëmton planetin. Ata vijnë nga shumë larg dhe kushtojnë shumë, veç kësaj është pëshkim i paligjshëm. Sipas një klasifikimi të organizatës amerikane Environmental Working Group për ushqimet të cilat i sjellin më shumë dëme planetit, në vend të parë është mishi i qingjit. Për çdo kilogram që prodhohet emetohet 39 kg dioksid karboni. Pastaj vjen mishi i viçit me 27, pastaj është djathi me më shumë se 13. Një zgjedhje e mirë do të ishin thjerrëzat dhe domatet.

Uji është i dobishëm, mos e harxhoni kot: E gjitha bota këtë vit ka në rend ditë, kursimin e ujit. 97% e ujit në gjithë planetin është e kripur, 2,2% ndodhet blloqet polare, pra ajo që konsumojmë është më pak se 1%. Kjo është arsyeja pse uji është kaq i shtrenjtë. Në shtëpi është mirë ta zëvendësoni vaskën me dush. Mira është që në shtëpi të kemi dy lloje uji. E para për të pastruar, ujitur lulet e dyta për tu konsumuar.

Lamtumirë plastikë:Plastika është ajo që ndot më shumë ambjentin. Shishe xhami jo plastikës duhet të përdoret më tepër se gjithçka. Ambjentin mund ta shpëtosh duke përdorur objekte që riparohen edhe mund ti përdorësh më shumë se një herë, kështu nuk mund ti zëvendësojmë me të tjera, sepse kërkojnë energji për tu prodhuar. Mos harxho energji në shtëpi për tu ngrohur. Përdori paratë për të të ndryshuar izolimet e dhomave në këmbim të kësaj.

Përdor trenin: Duhen përdorur më shumë shinat, dhe më pak makinat e avionet, të paktën derisa të shpiken avionet elektrikë. Aviacioni civil është përgjegjës për 2% të dioksidit të karbonit, në nivel botëror. Përdor trenat, biçikletat kur të mundesh. Ka makina elektrike të cilat nuk kushtojnë shumë, nëse kërkon të gjesh një që të mos shpenzosh më tepër. Një zgjedhe e zgjuar është që ti të përdorësh skutera elektrikë, të cilat arrijnë deri në 30 km në orë. Ndotin më pak ambjentin dhe mund të lëvizësh lirisht nëpër qytet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet