Tortë e thjeshtë

Kjo tortë është një kombinim i dy masave pandispanjë: një me të bardhat e vezëve e tjetra me të verdhat,

Për masën e bardhë:

7 të verdha vezë

200 gr sheqer

25 gr miell të ashpër

40 gr niseshte

1 lugë gjelle pluhur pjekës

2 lugë gjelle uthull të bardhë vere

1 lugë kafe pluhur

Për masën e verdhë:

7 të verdha veze

2 të plota

150 gr sheqer

2 lugë vaj

1 pako sheqer vaniljeje

120 gr miell

2 lugë niseshte

1 lugë pluhur pjekës

1 lugë uthull të bardhë vere

Për kremin do përgatisim një komposto me pjeshkë ose nektarina të forta, sheqer sipas dëshirës

(mund të bleni dhe komposto të gatshme). Kullojeni lëngun e kompostos dhe hidhini në tenxhere, na duhet vetëm 500 ml lëng.

Fruta të ziera kisha gjithesj 450 gr. I griva në copa të vogla.

1 pako buding vaniljeje

4 fleta xhelatine

2 gjethe indershaje

1 gote liker pjeshke

125 gr gjalpe.

Në fillim vëmë sobën të nxehet në 180 gradë. Rrahim të bardhat me pak kripë sa të bëhet një marengë e fortë. Shtojmë pastaj sheqerin jo të gjithin njëherësh dhe vazhdojmë rrahjen sa të përfitojmë një marengë të fortë e me shkëlqim.

Pastaj me telin e kuzhinës përziejmë miellin niseshten.

Në fund shtojmë pluhurin pjekës të cilin e kemi përzier me uthullën më parë. Këtë masë e shtojmë në një tavë me përmasat 35 me 20 duke e hedhur lugë - lugë brenda dhe duke lënë pak hapësirë midis për masën e verdhë (në tavë kemi shtruar letër pjekëse).

Pastaj spërkasim pak kafe nëpër të. Për masën e verdhë rrahim të verdhat e vezës me dy vezët e plota me sheqerin dhe sheqer vaniljen sa bëhet shkumë. Shtojmë vajin dhe në fund miellin e përzier me niseshten lugë - lugë duke e rrahur jo më shumë shpejtësi.

Pastaj në fund hedhim pluhurin pjekës që e kemi përzier me uthullën më parë. Këtë masë të verdhë e shtrojmë mbi të parën. E pjekim rreth 30 minuta në 180 gradë. E lëmë të ftohet mirë pastaj e presim në mes pandispanjen.

Për kremin vëmë lëngun e kompostos të nxehet. Shtojmë likerin dhe gjethen e indershasë për aromë. Pudingun e tresim më parë me pak lëng kompostoje që kemi hequr mënjanë dhe ia hedhim lëngut të nxehtë duke e përzier me tel guzhine.

Xhelatinën e vëmë në ujë të ftohtë të zbutet pastaj ia hedhim masës së nxehtë që e kemi hequr nga zjarri, e duke e përzier me tel që të tretet plotësisht. E lëmë të ftohet pak dhe shtojme edhe gjalpin e përziejmë me tel sa të tretet gjalpi plotësisht dhe të lidhet e gjithë masa.

Heqim gjethet e indershasë dhe shtojmë aty pjeshkët e prera në kubikë të vegjël. Masa bëhet e vakët pasi pjeshkët i kisha të ftohta nga frigoriferi.

Shtrojmë njerën pandispanjë në tavë, hedhim kremin, e mbulojmë me pjesën tjetër dhe e fusim në frigorifer të paktën 3 orë që kremi të mpikset. E presim në copa dhe lart i hedhim sheqer pluhur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet