Tymosja marijuanës gjatë adoleshencës shkakton vdekjen e parakohshme

Tymosja e shpeshtë e marijuanës gjatë adoleshencës sjell një vdekje të parakohshme. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim suedez.Kërkuesit shkencorë suedezë analizuan më shumë se 45 000 meshkuj të cilët kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në periudhën 1969-1970. Ata panë shkakun e vdekjes së tyre në Regjistrin Kombëtar të Shkaqeve të Vdekjes dhe doli se ata që kishin tymosur shumë hashash në adoleshencë, ishin 40% më të rrezikuar për të vdekur para të gjashtëdhjetave, në krahasim me ata që nuk kishin pirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet