Ulen çmimet e vizitave tek specialistët për të pasiguruarit

Vizita falas tek mjeku i familjes dhe çmime më të ulëta për kontrolle më të specializuara, me kusht që pacientët të ndjekin sistemin e riferimit (përmes mjekut të familjes), nëse jo, do tu duhet të paguajnë çmimet e plota. Cila është rruga që duhet të ndjekë pacienti ? Ndalesa e parë është mjeku i familjes, vizita është falas. Për çdo vizitë të mëtejshme tek specialisti, mjeku jep rekomandim me të cilin pacienti shkon tek specialisti për vizitë më të detajuar. Për të pasiguruarit, tarifat janë: Falas mjeku i familjes, mamografia dhe ekzaminimet anti Hiv 1+2. Me një kosto nga 1500 Lekë në 100 Lekë vizitat tek mjeku specialist në poliklinikë. Kosto nga 3000 Lekë në 500 Lekë vizitat tek mjeku specialist në spitalet universitare. Kosto nga 2000 Lekë në 100 Lekë për vizitat tek mjeku specialist në spitalet rajonale. Kosto nga 1500 Lekë në 100 Lekë vizitat tek mjeku specialist në spitalet e rretheve. Ekografia nga 1000 Lekë ne 200 Lekë. Kryerja e biopsive të të gjitha llojeve është bërë nga 3000 Lekë në 500 Lekë.Ndërsa të siguruarit duhet të paraqiten me librezën e shëndetit dhe kartën e identitetit, dhe shërbimet (mjekun e familjes dhe specialisti) do ti ofrohen falas. Lajmi i tarifave të reja u dha nga kryeministri Rama në rrjete sociale, një ditë pasi makina e ministrit të Shendetsisë Ilir Beqja u gjuajt me vezë në ambjentet e jashtme të Ministrisë së shëndetësisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet