Ushqime jo të shëndetshme por që nuk ju dëmtojnë

Sipas ekspertëve, jo të gjitha ushqimet e jo fort të shëndetshme janë domosdoshmërisht të këqija për ju. "Ka disa ushqime që nuk janë aq të dëmshme si të tjerët", thotë Anar Allidina, një mjek dietolog. "Në të vërtetë, disa nga alternativat e ushimeve kë konsideruara si të 'të shëndetshme' janë më keqija për ju. Patate të skuqura apo patate të pjekura nuk janë bëra realisht nga patate, por nga niseshte dhe shumë kimikate".

Biskotat: Jo të gjitha biskotat janë krijuara në mënyrë të barabartë. Nëqoftëse i keni të preferuara biskotat por e daloni veten për shkak të efekteve negative që mund të kenë për shëndetin tuaj, konsumoni biskota me arra. Biskotat që kanë arra dhe fara në to do të jenë më mira për ju, sepse yndyra dhe sasia e vogël e proteinave që merrni nga arrat do të balancojnë sheqerin.

Cokollata: Edhe çokollata e qumështit është e mirë për aq kohë sa ka të paktën 50 për qind kakao.

Një nga arsyet kryesore për të cilat njerëzit vdesin të konsumojnë çokollata është sepse ato kanë përqindje të lartë të magnezit, minerali i katërt më i bollshëm në trup që është më i pakët në trupin e njeriut për shkak të stresit. Magnezi kontribuon në qindra reagime biokimike në trup, duke përfshirë krijimin e energjisë, formimin e proteinave dhe rregullimin e sistemit nervor. Është gjithashtu e dobishme për uljen e sheqerit në gjak, duke luftuar depresionin. Në këtë rast, çokollata më e errët (të paktën 70 përqind) është vërtet e dobishme.

Djathi: Me të vërtetë, problemi i vetëm me djathin është se shumica e njerëzve nuk mund ta kontrollojnë dot veten kur hanë. Njerëzit mendojnë se është e keqe për ta, sepse ka përqindje të lartë yndyrë, por djathi është një burim i mirë i kalciumit i nevojshëm për trupin tonë.

Akullore: Një burim tjetër i kalciumit në trupin tonë është edhe akullorja. Një lugë akullore me cilësi të mirë jo vetëm që do t’ju kënaqë, por gjithashtu do të japë forcim për kockat tuaja.

Mish i tharë: Mishi i tharë ka zero gram sheqer dhe është shumë i dobishëm, plus që siguron shumë proteina.

Kokoshka: Një film gjatë mbrëmjes shoqëruar me kokoshta mund të jetë një kombinim perfekt. Por kokoshka në shtëpi mund të jetë po aq e shijshme dhe shumë e shëndetshme. Kokoshka ju jep fibra dhe proteina. Ju mund të konsumoni tre gota me kokoshka dhe keni marrë vetëm 100 kalori.

Drithëra: Shpesh drithërat nuk rekomandohen nga dietologët po ky është një gabim. Nëse konsumoni një vakt me drithëra dhe qumësht ju do të merrni proteina nga qumështi dhe nga drithërat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet