Ushqyerja ne moshen e trete

nga Anila KALLESHI

Dieta e duhur dhe nje jete e shendetshme shkojne krahas njera-tjetres, sidomos te mosha e trete mbi 65 vjeç. Sipas raporteve nga WHO (Organizata Boterore e Shendetit), nje pjese e madhe e semundjeve qe prekin moshen e trete, vijne si pasoje e dietes jo-korrekte. Per shembull, yndyra ne ushqim lidhet me kancerin e prostates, zorres se trashe dhe pankreasit. Semundjet degjenerative si osteoporoza dhe diabeti gjithashtu lidhen me dieten, sidomos me mikronutrientet. Mungesa e mikronutrienteve ndodh shpesh te te moshuarit per shkak te faktoreve si: reduktimi i sasise se ushqimit dhe mungesa e shumellojshmerise ne dieten e tyre!

Sfidat qe lidhen me moshen qe ndikojne ne ushqyerjen e duhur:

Ndjeshmëria e reduktuar: Teksa vitet ikin, sensoret “enjten”; ju duhet me shume energji dhe kohe per te nxitur stimuluesit. Sensoret e shijes dhe nuhatjes bien dhe ne kete menyre reduktohet dhe oreksi juaj. Ne disa raste, mund te keni dhe veshtiresi per te dalluar ushqimin e fresket. Kjo padyshim, do te ishte shkaterruese per shendetin tuaj.

Efektet anesore te mjekimeve: Disa mjekime shkaktojne perzierje, oreks te reduktuar dhe perceptime te gabuara ushqimore. Ne kete rast, efektet anesore mund t’ju diskurajojne qe te mos hani dhe ju do te perfundoni duke shmangur vaktet.

Shendet i dobet dentar: Problemet dentare fillojne e rriten me kalimin e viteve si prsh dhembet fillojne e bien, mishra te gjakosur, plage ne goje si dhe dhimbje. Te gjithe keto faktore sjellin dhimbje teksa konsumoni ushqim.

Mungesa e financave: Te moshuarit kane burime te limituara dhe shqetesohen me se shumti per parate. Shpesh i drejtohen ushqimeve pa vlera ushqyese. Kjo zgjedhje shpesh con ne deficensa nutricionale.

Mungesa e transportit: Per te blere perberes te fresket gatimi, duhet te shkoni ne dyqane qe tregtojne produkte organike ose zona rurale. Mungesa e transportit shpesh e ben shume te veshtire.

Veshtiresite fizike: Shpesh ndodh qe teksa plakemi problemet shendetesore fillojne e shfaqen, sidomos kur perballemi me gjendje fizike si artriti apo problemet me levizjen. Dhimbja ose forca e dobet fizike mund te beje qe shume aktivitete te perditshmerise te duken si sfida te veshtira. Performimi i shume funksioneve bazike si te gatuani,te mbani ushqimet ose te qeroni nje frut mund te behet mjaft sfidues.

Humbja e memories: Humbja e memories, dementia dhe semundja e Alzheimer jane problemet shendetesore me te shpeshta. Te moshuarit mund te harrojne te ndjekin programin e rekomanduar ushqimor ose te blejne produktet ne market. Kjo mund te shihet si sfide nutricionale.

Depresioni: Teksa plakeni, shume ndryshime zene vend ( femijet ikin, ndiheni te vetmuar-sidomos nese jetoni vetem, keni probleme shendetesore etj). Te gjitha keto probleme mund te cojne ne depresion. Nese nuk trajtohet, depresioni mund te coje ne shume probleme me te tjera shendetesore.

Por cilat jane ushqimet qe jane te mira per njerezit e moshes e tretes?

Filloni me baziket. Mundohuni te keni vakte te balancuara ose nje program nutricional i cili duhet te konsistoje: Ushqime te pasura me karbohidrate si patatet e embla dhe orizi kaf. Ushqimet e pasura me proteina si salmoni dhe fasulet. Frutat dhe perimet ( 5 porcione ne dite).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet