Vodafone, ja si paratë merren pa leje nga konsumatorët

Sigurohuni që të aktivizoni vërtet ofertat e Vodafone pasi të kenë skaduar, shitësat mund të mos e bëjnë

TIRANE - Po ju skadoi një prej ofertave të Vodafone dhe nëse do të paguani, nuk do të arrini të aktivizoni ofertën e re, por paratë do t’ju merren gjithsesi. Gabim i Vodafone ? Jo, le ta quajmë abuzim. Shkaqet për këtë janë dy. E para, shitësi i paaftë. Ai ka bërë një mbushje të kartës pa aktivizuar ofertën më qëllim dhe ju të harxhoni paratë që menduat se i hodhët për ofertë. Si pasojë do të paguani tarifa shumë të larta, dhe nëse ta zemë keni bërë një rimbushje prej 1000 Lekësh, në 3 ditë do të shkoi në 0 Lekë. Të habitur do të kërkoni shpjegime tek operatorët e Vodafon. Ata janë më të disponueshëm se shitësit, mbase për shkak se telefonata kontrollohet). Shitësat në pjesën më të madhe të rasteve japin pak shpjegim, i japin keq, dhe kur i pyet për herë të dytë ose ngrenë tonet, ose të përsërisin fjalët tuaja duke të ironizuar, ose nuk e përfundojnë fjalinë deri në fund me përtesë, ose në më të keqen e rasteve nxjerrin nga dyqani klientët që kërkojnë shpjegime për ofertat. Kjo ka ndodhur tek pika e Vodafone, Rruga e Kavajës, ndërsa nëse do të provoni të shkoni tek pika që ndodhet tek Don Bosko, sigurohuni që t’i çoni shitësave kafe, sepse janë përherë gjysëm të fjetur dhe mezi i japin dhe ato shpjegime gjysmake. E dyta, abuzim me klientët ? Nëse jo, cila është arsyeja që Vodafon, nuk e ka shpjeguar në kontratën më klientët pse, paratë merren dhe kur skadon oferta ? Pse kur mbaron oferta e Vodafon, interneti punon dhe shkarkon paratë me tarifa tejet të larta ? Defekt ? Arsye të tjera ? Me siguri shumëkujt i ka ndodhur, dhe askush nuk është lajmëruar më parë se kjo mund të ndodhte. Kush e di pse ?!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet