101 të infektuar me Covid-19. Kina raporton numrin më të madh që nga muaji Mars

Kina shënoi sot edhe numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19 për të pestën ditë radhazi, duke shkuar në numur tre shifror që nga e djeshmja me 101 persona të infektuar, përfshirë Pekinin, provincën Liaoning dhe rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit.

24 orët e fundit kanë qenë edhe momenti kur rastet e reja kanë kaluar mbi 100 që nga data 6 Mars. Rritja e numrit të infektimeve ka rritur edhe frikën e publikut se “mund të përballemi me nisjen e një vale të dytë epidemie”. “Nga të 101 rastet, 89 prej tyre janë regjistruar në rajonin e Xinjiang Ujgurit, 8 raste në provincën Liaoning dhe 2 raste në Pekin, nga ku njëri prej tyre është i ardhur nga provinca Liaoning dhe një tjetër i ardhur nga Indonezia nëpërmjet Hong Kongut”, janë shprehur drejtues të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Të 89 rastet e raportuara në rajonin e Xinjiangit, janë nga kryeqyteti i rajonit Urumqi, i cili ka raportuar 15 raste brenda një dite sot. Deri tani, Urumqi ka raportuar 320 raste me Covid-19 ahd 133 raste me probleme të infektimit të frymëarrjes. Në total janë 9.121 persona nën kujdesin mjekësor.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet