12 raste me Covid-19 zbulohen në Qingdao. I gjithë qyteti me 9 milion banorë, i nënshtrohet tamponit brenda 5 ditësh

Qyteti bregdetar Qingdao, i njohur në provincën lindore Shandong, ka nisur urgjent testin klinik të tamponit për të 9 milion banorët e tij, brenda një afati kohor prej 5 ditësh, për shkak të 6 rasteve më të fundit të konfirmuara me Covid-19 dhe 6 rasteve të tjera me probleme të frymëmarrjes. Sipas autoriteteve rajonale, të gjitha rastet janë të lidhura me një spital në Qingdao.

Pas tre rasteve me probleme frymëmarrjeje të konfirmuara tre ditë më parë, u morr masa që jo vetëm ata por edhe për personat të cilat kanë punuar me ta si dhe banorët e zonës ku ata jatojnë, për t’iu nënshtruar karantinës 14 ditore si dhe procesit të tamponit.

Ndërkohë ditën e djelë, edhe 6 raste të tjera janë konfirmuar dhe që kanë patur burim "deri tani", spitalin dhe departamentin e frymëmarrjes në Qingado. Siç bëhet e ditur, ky spital është ngritur apostafat për t'i dhënë ndihmë mjekësore pacentëve që kanë probleme me organzet e frumëmarrjes jo vetëm brenda qytetit dhe zonave përreth, por edhe për të gjithë të ardhur nga jashtë vendit.

Raportohet se 337 persona të cilat kanë patur kontakte me të gjithë të infektuarit dhe të dyshuarit, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke përfshirë edhe 8 persona të shtruar në spital si dhe një pjestar të familjes së njërit prej pacientëve.

Autoritetet shëndetësore të Qingados, kanë deklaruar se "është marrë urgjent urdhëri për të kryer testin e tamponit për të gjithë banorët e qytetit bregdetar. Të pesta distriktet Shinan, Shibei, Licang, Laoshang dhe Chengyang, zonë e populluar mbi 6 milion banorë do të kryejë testin e tamponit brenda tre ditësh.

I gjithë qyteti do të testohet brenda 5 ditësh për të parë edhe rezultatin përfundimtar. Të gjitha testet brenda komuniteteteve do të zhvillohen sipas protokollit të fortë shëndetësor dhe nisja e testit do të fillojë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 të darkës.

Deri tani, të gjitha stafet mjekësore të një pjese të mirë të spitaleve kanë përfunduar tamponin, duke përfshirë edhe pacientët dhe një infermiere të dyshuar si të infektuar dhe për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar me test negativ.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet