Mbyllet Gjykata e Kurbinit! Të tre gjyqtarët infektohen me Covid-19

Gjykata e Kurbinit është mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19. Të tre gjyqtarët përfshi edhe kryetarin e kësaj gjykate janë konfirmuar me covid-19.

Për shkak se kjo gjykatë ka vetëm tre gjyqtarë KLGJ, ka miratuar njësitë e gjyqtarëve nga kryeqyteti që do shkojnë në Kurbin për të shmangur kolapsin për çështjet urgjente si masat e sigurisë.

Lista e miratuar përfshin tetë gjyqtarët nga Tirana, që do të kenë gatishmërinë e tyre deri më datë 28 shtator.

Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë të huazuar nga Tirana janë: Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha, Sokol Pasho.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet