Merkel, mbajtja e maskës e detyrueshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon të vendosë kufizime të reja në Gjermani, mes të cilave një detyrim të zgjeruar për mbajtjen e maskës përballë rritjes së infektimeve me COVID-19.

Oraret e mbylljes së bareve dhe restoranteve do të duhet të vendosen gjithashtu kur përqindja e incidencës do të arrijë në 35 infektime të reja për 100 000 persona, kundër deri tani 50 për 100 000, sipas një projektmarrëveshjeje të negociuar sot nga kancelarja dhe drejtuesit e 16 landeve gjermane.

Numuri i të infektuarve në 24 orët e fundit në Gjermani tejkaloi 5 000 persona, për herë të parë që nga kulmi i pandemisë në prill, deklaroi instituti ”Robert Koch” (RKI).

Megjithëse Gjermania është lavdëruar për menaxhimin e krizës, numri i infeksioneve të reja është rritur në mënyrë të vazhdueshme javët e fundit mes thirrjeve për një qasje më të unifikuar dhe më të kuptueshme për të ndaluar ngjitjen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet