'Mos e harroni maskën'/ Manastirliu publikon videon dhe këshillon qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat kudo jashtë shtëpisë.

Manastirliu thekson se maska duhet mbajtur, me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje.

🔴#COVID19

😷 Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!

Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira.

#MbajeMaskën

#RuajShëndetin

#ShpëtoJetë

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet