Policia gjobit mijëra persona për mosmbajtjen e maskave

Policia izraelite gjobiti sot mijëra qytetarë për shkeljen e rregullave të koronavirusit gjatë festave fetare, sidomos ata që nuk kishin respektuar distancimin social dhe mbajtjen e maskave në publik, ndërkohë që kryeministri Netanyahu kishte vendosur të diskutonte heqjen gradualisht të bllokimit.

Policia tha se u kishte gjobitur mijëra hebrenj ultra-ortodoksë që kundërshtuan distancimin shoqërore dhe rregullat e mbajtjes së maskave, gjatë grumbullimeve dje në Jeruzalem dhe gjetkë për të festuar Simhat Torahun.

”Policia gjithashtu identifikoi dhe gjobiti katër pacientë me koronavirus në një sinagogë të Jeruzalemit dhe ndaloi dy pacientë të tjerë, në një bllokim rruge jashtë qytetit”, tha një zëdhënës i policisë.

Ndërsa shumica e hebrenjve ultra-ortodoksë në Izrael respektojnë rregullat e bllokimit, një pakicë i injoron plotësisht ato, megjithëse infeksionet po rriten në komunitetet e tyre. Netanyahu ka vendosur të diskutojë sot një plan për heqjen graduale të bllokimit të dytë të Izraelit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet