Qyteti Ruili në karantinë të plotë për shkak të Covid-19. Kalimi i kufirit nga Mianmari me të infektuar, ngre alarmin në jug të kinës

Kalimi në mënyrë ilegale i kufirit nga Mianmari në drejtim të Kinës i 6 personave, ka bërë që 8 prefektura dhe 25 fshatra që ndodhen në kufi në provincën Yunnan të futen në “karantinë të plotë”, duke përfshirë edhe vetë qytetin Ruili, i cili që prej ditës së djeshme është në karantinë.

Kjo është hera e parë që autoritetet në provincën Yunnan, konfirmuan dy raste me Covid-19 të ardhura në mënyrë ilegale duke kaluar kufirin drejt Kinës nga Mianmari, vetëm tre ditë pas rastit më të fundit të dyshuar me virus në qytetin Ruili.

Një grua 32 vjeçare nga Mianmari së bashku me tre fëmijët e saj dhe dy infermiere, kanë kaluar kufirin nga qyteza Muse në Mianmar, drejt qyteti kufitar Ruili në provincën Yunnan në Kinë më 3 shtator. Gruaja së bashku me personat e tjerë të familjes, ka qëndruar tek banesa e motrës së saj në lagjen Aoxing Shiji, komunitet tashmë i futur në karantinë.

Të gjithë banorët që jetojnë në këtë lagje, kanë kryer testin e tamponit dhe deri tani mbi 1.185 teste kanë rezultuar negative. Në total mbi 190 kontakte janë gjurmuar dhe janë futur në karantinë. Madje, i gjithë qyteti Ruili është futur në karantinë të plotë për të paktën një ditë pas kësaj ngjarjeje dhe thuajse të gjithë banorët do të kryejnë testin e tamponit.

”Personat të cilët kaluan kufirin ilegalisht do të dënohen dhe mbajnë përgjegjësi penale si dhe ata që i kanë ndihmuar jo vetëm të kalojnë kufirin por edhe që i kanë strehuar do të dënohen, njëkohësisht”, kanë deklaruar zyrtarë të qytetit Ruili.

Zyrtarët e qeverisë lokale kanë nisur kontrollin e imtësishëm të mbi 169.8 kilometrave kufitare të qytetit Ruili me Mianmarin. Në momentet e para të epidemisë, qyteti i cili ndahet nga Mianmari me anë të një lumit, ndaloi kalimin e tregeteve, zbarkimin dhe e materialeve në portet e vogla dhe mbylli kalimet ilegale të kufirit mes dy vendeve.

Për të parë situatën më imtësisht, qeveria mobilizoi zyrtarët lokalë të shkonin shtëpi më shtëpi për të gjetur gjithkënd që ka kaluar kufirin legalisht ose ilegalisht. Ata do të marrin informacione për shtetasit nga Mianmari në qytet dhe do të shtrëngojnë monitorimin e sistemit shëndetësore të qytetit.

”Të gjithë shtetasit nga Mianmari që janë punësuar në Ruili, do të duhet të kryejnë testin e tamponit dhe do të futen në karantinë të plotë, ndërkohë që të gjithë që janë futur në territorin kinez por nuk kanë patur regjistrime të mjaftueshme dhe që nuk kanë punë të qëndrueshme por me kohë të pjesshme, do të deportohen”, deklarojnë zyrtarët e qeverisë lokale.

Qyteti Ruili do të ndihmojë rajonin përreth në Mianmar me materiale anti-epidemie dhe ndihmë financiare për familjet e fshatrave kufitare për të ndërtuar një kontroll të fortë në pikat kufitare. Në rreth 48 pika kontrolli kufitare nga 188 që janë gjithësej, do të ngrihen grupe speciale ekspertësh për kontrollin dhe parandalimin e epidemisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet