Qyteti kinez kufitar Ruili me Mianmarin, fut në karantinë disa komunitete banimi. Zbulohet një i dyshuar me Covid

Një pacient i dyshuar me Covid-19, ka bërë që të futen në karantinë disa komplekse banimi në qytetin kufitar jugor kinez Ruili me Mianmarin në provincën Yunnan. Sipas burimeve nga zona, mendohet që burimi i infektimit të jetë kalimi në mënyrë të paligjshme e kufirit drejt kinës nga ana e shtetasve të Mianmarit.

“Pasi është zbuluar edhe pacienti i dyshuar, e gjithë zona e banimit Aoxing Shiji në rajonin Ruili të provincës Yunnan, është futur në karantinë për të ndaluar përhapjen e mëtjeshme të infektimit”, janë shprehur autoritetet shëndetësore të qytetit. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë brenda ambjenteve të shtëpive për një periudhë të shkurtër. Grupi shëndetësor anti-epidemik do të ndihmojë banorët me produktet e nevojshme jetike.

Sipas ekspertëve rajonalë, personi i dyshuar i quajtur Chen, ka shkuar ditën e enjte në spitalin Jingcheng që qytetit Ruilin dhe pas analizave të kryera është dyshuar “fillimisht” me Covid-19. Nëse Chen që aktualisht ka shfaqur shenjat e para është i infektuar ose jo analizat e kryera do ta tregojnë gjendjen shëndetësore.  

Nuk dihet akoma kur dhe si Chen mund të jetë infektuar, duke ngritur rrezikun në qytet i cili ka disa muaj që nuk ka patur asnjë rast me të infektuar. Por ka debate se “kalimi në mëyrë të paligjshme i kufirit mund të jetë arsyeja”, pasi qyteti Ruili ndodhet buzë kufirit me qytetin kufitar mianmarez Muse.

Me popullsi mbi 200.000 banorë, Ruili ka shumë shkëmbime me Mianmarin, ndërkohë që mësohet se zona e cila lidh Mianmarin dhe Kinë është mbyllur që nga fillimi i epidemisë në vend, ndërkohë që shoferët e automjeteve të rënda janë nën kontroll të vazhdueshëm për kalimin e mallrave.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet