Rritje e numrit të infektimeve në Spanjë dhe vendet perëndimore me Covid-19

Për trë tretën ditë me radhë, Franca ka regjistruar mbi 1.300 raste të reja me koronavirus, një fenomen i cili sipas shtypit francez është quajtur “efekti i pushimeve”. Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar mbi 15 vatra të përhapjes së virusit me një total prej 157 rajonesh në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, në SHBA janë 69 mijë infektimet e reja dhe 1.442 viktimat e regjistruara në 24 orë. Kjo është dita e katërt që numri i të infektuarve kalon mbi 1.200 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore franceze, 21 % e të infektuarve janë provokuar nga “mbledhjet së bashku me familjen për pushimet e zhvilluara në ambjentet familjare ose private”, apo edhe martesat. Nga ana tjetër e Atlantikut në territorin amerikan, numri total i viktimave ka kaluar 153.268 vetë, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në shifrën e 4.5 milionëve.

“Madridi, është qytet i madh europian i cili ka patur edhe numrin më të madh të viktimave nga Covid-19”, është përfundimi i një studimi britanik me statistika. Java më dramatike për kryeqytetin spanjoll është ajo e 27 Marsit, kur për shkak të virusit janë regjistruar një dyzinë viktimash, gati katër herë më e lartë se ajo e mesatares europiane.

Kërkimi ka përfshirë edhe numrin e viktimave të muajve të parë të vitit 2020, sidomos të harkut kohor 2015-2019. Në Spanjë, qyteti i dytë më i goditur nga koronavirusi është Barcelona, ndërkohë që pjesa tjetër e europës ka numrin më të lartë me Birminghamin dhe Londërnë në Britani. Në Itali, në krye të listës është Milano me një rritje prej 149 për qindësh.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet