Çmimet e reja për siguracionet e makinave

Sigurimi i detyrueshëm i makinave ka pësuar ulje deri në masën 30% raportojnë mediat. Sa janë çmimet? Sigurisht që tarifat ndryshojnë sipas vitit të prodhimit dhe fuqisë së automjetit. Dje, në tregun e sigurimeve tarifa e TPL (Sigurimi i detyrueshëm) për makinat e prodhuara para dhjetë viteve, por me një cilindratë të motorit deri në 1600 kubikë, u shit për 11.700 Lekë. Një ditë më parë e njëjta tarifë ishte 17.600 Lekë. E njëjta ulje aplikohet dhe për makinat me 1600 kubikë por më të vjetra se 10 vjet. Çmimi i tyre u ul po ashtu me 6000 Lekë. Për makinat me kubaturë nga 1600 - 2500 kubikë. Çmimi për makinat me kubaturë më të madhe se 2500 cm3, nga 19.000 Lekë u bë 12.500 Lekë. Ndërsa për automjetet mbi 2500 cm3 dhe me vjetërsi mbi 10 vjet, çmimi u bë mbi 13.000 Lekë, nga 19.500 që ishte me parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet