Çmimet e reja të trojeve ende të pamiratuara

Qeveria shqiptare ende nuk ka kaluar për miratim çmimet e reja të trojeve, ndërsa që prej dy vitesh qëndron në fuqi harta me vlerat e tokës së vitit 2014, e zyrtarizuar në fund të shkurtit të vitit 2016. Dhe pse ka kaluar më shumë se një vit Agjencia e trajtimit të pronave nuk ka mbi tryezë çmimet e ndryshuara, që janë dhe çmimet reale në treg. Vlerësimi i pronave bëhet mbi bazën e një harte që pasqyron vlerat e tre viteve më parë. Kjo ka ndodhur në 10 mijë dosjet e para '95, që përbëjnë 50% të vendimeve për kompensim. Për sa kohë që nuk ka një hartë të re, do të përdoren të njëjtat çmime për metër katror dhe për përllogaritjen e masës së përfitimit për vendimet që datojnë në 1996 e në vijim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet