10 mln euro dëm nga përmbytjet, shteti garanton dëmshpërblimin

Komiteti i emergjencave civile raportoi bilancin e dëmeve për shkak të përmbytjeve që pushtuan vendin për disa ditë. Edhe pse reshjet janë pakësuar, lumenjtë janë tërhequr në shtratin e tyre dhe situata e motit është përmisuar, dëmet llogariten të shumta. Janë rreth 4.715 banesa të dëmtuara, 41 biznese, 11.000 hektarë tokë, 65 ura të dëmtuara dhe të prishura, si dhe 27 shkolla të mbyllura. Dëmi përafërsisht llogaritet në 10 milionë euro, ku përreth 8 milionë për banesat dhe bisneset ndërsa pjesa tjetër për tokat bujqësore. Kryeministri Edi Rama është shprehur se shteti do të paguajë pa dallim cilindo për dëmete shkaktuara nga natyra. Në diskutim mbetet edhe çështja e sigurimit të bizneseve dhe shtëpive pasi buxheti i shtetit nuk mund të arritë të dëmshpërblejë të gjitha dëmet. Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare njoftoi se qeveria ka pregatitur një projektligj për ta bërë të detyrueshëm sigurimin e pronës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet