13 bashki punëtorë në të zezë. Tatimet: do të paguajnë deri në qindarkën e fundit

Tatimet vënë alarmin për "borxhet" që 13 bashki në vend u kanë sigurimeve shoqërore, për shkak se nuk u kanë paguar pensionet punonjësve të tyre. Krahas 18 mijë bizneseve janë dhe organet shtetërore të përfshira në "listën e zezë". Bashkitë nuk kanë paguar sigurimet që nga viti 2012 e deri më sot. Janë më qindra punonjës të këtyre institucioneve që sot ndodhen përballë faktit se nuk kanë qenë të siguruar në shtet. Mes bashkive problematike renditen dhe : Himara, Permeti, Tepelena, Kavaja, Kruja, Poliçan, Fushë-Krujë, Krujë, Shijak, Divjakë, Memaliaj, Tepelenë, Libohovë. Tatimet dhe pse nuk kanë bërë publike shifrën e detyrimeve, ka paralajmëruar se do t'i mbledhin deri në qindarkën e fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet