1479 biznese kalojnë në statusin pasiv gjatë muajit Janar

Janë rreth 1479 biznese të cilat janë kaluar në status pasiv në QKB, gjatë muajit të parë të këtij viti. Lajmin e pubikon revista Minitor. Në krahasim më Janarin e 2017 të një viti më parë, sipas revistës, ky numër është rritur me 38%. Në 2018 janë mbyllur rreth 50 biznese në ditë. Tirana ka qenë qarku që ka patur peshën më të madhe të subjekteve të mbyllura. Krahasuar me muajin e parë të 2017, bizneset në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçe, që kanë kërkuar pezullim aktiviteti, është trefishuar në janarin e 2018. Sipas listës së subjekteve të publikuar në faqen e Tatimeve, Korça e nisi muajin e parë të vitit me 157 biznese më pak. Numri i bizneseve që u mbyllën për të njëjtën periudhë një vit më parë ishte 54. Edhe në qarkun e Vlorës është dyfishuar numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv, nga 51 biznese që ishin në janar të 2017-s, numri i bizneseve që kërkuan të mos operonin më ishte 109, 7% e totalit të bizneseve të pezulluara në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet