600 vende të reja pune në Shqipëri

Në kuadër të programit të qeverisë për investime në 100 fshatra të vendit, pritet që të hapen 600 vende të reja pune deri në vitin 2020. Për këtë vit janë parashikuar 100 punësime të reja, në vitin 2019, 200 punësime dhe në 2020, 300 të punësuar. Prioritet në këtë nismë do të kenë kryesisht të rinjtë, vajzat dhe gratë. Programi 100 fshatrat do të financojë biznese të ndryshme në këto zona, që do të punësojnë të rinjtë vendas. Synimi i këtij projekti është zhvillimi i zonave rurale në aspektin ekonomik por jo vetëm. Kështu me rritjen e punësimit do të kemi edhe rritje të ekonomisë në këto zona. Fokus gjithashtu do të ketë edhe agroturizmi dhe produktet tradicionale. Fondet do të vihen në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë, por edhe nga donatorët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet