84% e bizneseve në vend fshehin të ardhurat

Sipas një sondazhi të kryer nga Qëndra për kërkime dhe politikbërje rajonale, për fshehjen e të ardhurave për bizneset, 84.3% e bizneseve shqiptare kanë deklaruar se tentojnë të fshehin vazhdimisht të ardhurat e tyre. Për Maqedoninë llogaritet në 54.4% të bizneseve. Për maqedoninë sondazhi u zhvillua në fund të vitit 2016, ndërsa për shqipërinë në prill të 2017, me një kampion prej 70 biznesesh secili. Fshehja e xhiros është më e theksuar në Shqipëri. Disa nga metodat më kryesore që përdorin bizneset për të fshehur të ardhurat janë: punësimi pa kontratë, raportimi i të ardhurave më të ulëta, dhënia e marria e ryshfetit, moslëshimi i faturave etj. Një tjetër metodë e disa bizneseve është manipulimi me Tvsh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet